Dyshja e njohur konfirmojnë ribashkimin pas ndarjes së tyre disa vite më parë

By

Ben Stiller dhe Christine Taylor kanë ringjallur martesën e tyre pas ndarjes gati pesë vjet më parë.

Aktori i Meet the Parents, zbuloi se çifti u ribashkua në një intervistë për “Esquire” që u publikua të martën.

Marrëdhënia e tyre romantike u rindez pasi Stiller dhe Taylor, vendosën se do të ishte më mirë nëse ai do të kthehej përsëri me të dhe dy fëmijët e tyre gjatë ditëve të para të pandemisë, pasi do të ishte e vetmja mënyrë që ai do të ishte në gjendje të shihte fëmijët gjatë izolimit.

“Më pas, me kalimin e kohës, ajo evoluoi,” tha ai për gazetën. “Ne u ndamë dhe u kthyem bashkë dhe jemi të lumtur për këtë”.

“Ka qenë vërtet e mrekullueshme për të gjithë ne. E papritur dhe një nga gjërat që doli nga pandemia”.

Stiller dhe Taylor kanë dy fëmijë së bashku: vajzën Ella Olivia, 19 vjeç dhe djalin Quinlin Dempsey, 16 vjeç.

“Unë mendoj se ne kemi një respekt për mënyrën se si jemi të ngjashëm dhe mënyrat se si jemi të ndryshëm. Dhe mendoj se duke e pranuar këtë, ju mund ta vlerësoni vërtet dikë më shumë sepse nuk po përpiqeni ta bëni atë të ndryshojë për ju. Stiller vazhdoi, duke prekur se si marrëdhëniet e tij me Taylor përparuan gjatë dy viteve të fundit”.

Shtoi Stiller: “Sapo e pranoni këtë, kurseni shumë energji. Kjo është diçka që funksionon për mua; kjo është diçka që nuk funksionon për mua. Nëse keni atë nivel besimi me partnerin tuaj, ju e dini që unë të them ‘nuk më pëlqen ta bëj atë gjë’ nuk është se unë them ‘nuk më pëlqen ti”.

Në maj 2017, dyshja njoftuan ndarjen e tyre 17 vjet pas shkëmbimit të betimeve në Kauai, Hawaii.

“Me dashuri dhe respekt të jashtëzakonshëm për njëri-tjetrin dhe 18 vitet që kaluam së bashku si çift, kemi marrë vendimin për t’u ndarë. Prioriteti ynë do të vazhdojë të jetë rritja e fëmijëve tanë si prindër të përkushtuar dhe miqtë më të afërt. Ju lutemi që mediat e respektojnë privatësinë tonë në këtë kohë”, thanë Taylor dhe Stiller në deklaratë.

Artikuj të ngjashëm