Dyshja e njohur amerkane i tha ‘PO’ njëri -tjetrit

By

Aktori dhe këgëtari amerikan Jesse McCartney dhe Katie Peterson janë zyrtarisht burrë e grua.

Zogjtë e dashuruar u martuan në Santa Lucia Preserve në Carmel, Kaliforni, të shtunën, sipas raporton gazeta ‘People.

Gazeta raporton se të dy ishin martuar nga xhaxhai i Peterson, shkëmbyen betimet që i shkruan vetë dhe madje kishin përfshirë qenushin e tyre të dashur Bailey, duke shërbyer si një vajzë lulesh.

“Mendoj se ai moment i vendosjes në altar dhe vetëm shikimi i saj duke zbritur do të jetë shumë i veçantë dhe të kemi familjet tona atje dhe të jemi dëshmitarë të të gjithave”, tha McCartney, për ‘People’ përpara ditës së madhe. “Është e vështirë të mos jesh romantik për atë pjesë të natës”.

Dyshja u fejuan në shtator të vitit 2019 pas shtatë vitesh lidhje. Çifti fillimisht duhej të shtynte dasmën e tyre për shkak të pandemisë së koronavirusit.

“Ishte e keqe sepse ne u fejuam në fund të 2019-ës dhe po shikonim ambientet deri në fillim të 2020-ës”, tha McCartney për ‘Us Weekly’ në gusht. “Ne po mendonim se do të martoheshim deri në tetor të vitit 2020. Dhe pastaj gjithçka, natyrisht, u pezullua”.

“Ishte gjithashtu e trishtueshme, sepse vendi i parë që pamë, u dashuruam dhe ishim sikur, ‘Ky është vendi ynë, ky është vendi ynë’. Gjithçka vazhdonte të shtyhej, por nuk u bë më e madhe,” shpjegoi ai, duke shtuar se lista e të ftuarve mbeti në 150 persona.

Ka qenë një muaj i ngarkuar për McCartney, i cili publikoi albumin e tij të pestë solo në studio, “New Stage”, më 8 tetor.

Artikuj të ngjashëm