Dy tentativat e dështuara të Ben Blushit

By

Kushdo që ndjek Top Channel ndër vite një parim e ka të qartë – Topi kurrë nuk ka kthyer figurat e dalura dhe asnjëherë nuk ka synuar që të marrë në terren të huaj.

Sidoqoftë, situata ndryshoi me ardhjen e Ben Blushit drejtor.

Shkrimtari dhe politikani që mori drejtimin e televizionit në fund të Janarit, në tentim e sipër për të dhënë një dinamikë të re, nisi negociatat për sezonin e ri në disa fronte,

Ai u pa tek negociojë me Blendi Fevziun për ta bartur në Top Channel emisionin ‘Opinion’.

Ditën e djeshme, u kuptua që Blendi nuk u bind të zhvendoset por duket se Blushin po e përcjell edhe dështimi i dytë në negociata.

Burime kanë treguar se ai ka diskutuar me Bes Kallakun dhe Erion Isain për një program të ri në Top pas largimit nga ‘Portokalli’ por nuk ia ka dalë. Dyshja sipas të gjitha gjasave do zhvendosen në Klan, të dielave, në po të njejtën fashë orari me ‘Portokalli’.

Me këtë zhvillim, Klani në sezonin e ri do numërojë tre programe argëtuese; ‘Xing me Ermalin’, ‘Apartamenti 2XL’ i Turjan Hyskos, zhvendosur nga Vizion Plus dhe formatin e Bes Kallakut e Erion Isait.

Ndërkohë, Blushi mbetet të shihet nëse do ia dalë ta bindë të paktën Agron Llakajn, me të cilin poashtu u pa në bisedime tre ditë më parë.  /Prive.al

Artikuj të ngjashëm