Rita Ora e Bebe Rexha, janë emrat që kanë njohur botën me shqiptarët, i kanë mësuar këtij globi se diku ndodhet një vend i banuar me shqiptarë.
Dhe kjo, i bëri shumë krenarë shqiptarët.
Dy vajzat e famshme shqiptare, mbrëmjen e së dielës u paraqitën në ceremoninë e famshme amerkane Teen Choice Fox, me shumë stil dhe personalitet.
Që të dyja kanë performuar në këtë mbrëmje, ndërsa edhe në tapetin e kuq, u shfaqën shumë bukur.
Rita Ora kishte zgjedhur një fustan ngjyrë rozë të mbyllët, të markës Alexander Fauthier, ndërsa për flokët ishte kujdesur në mënyrë të vecantë, duke i lyer disa hijezime me të verdhë.
Ndërsa Bebe Rexha, në tapetin e kuq eci e veshur në një kostum bardh e zi, për të cilin nuk ka specifikuar se e cilit dizajner është.
Gjithsesi, në cfarëdo ngjyre e veshje, vajzat zakonisht duken shumë bukur. /Prive.al