Dy reperët e njohur i japin fund armiqësisë disa vjeçare?! (VIDEO)

By

Me kalimin e kohës, shumë prej armiqësive në shoubizin shqiptar duket se po marrin fund për të hapur një kapitull të ri.

Krahas këngëtareve, edhe reperët që dikur kanë furnizuar me materiale mediat me zënkat virtual por edhe fizike po e ndjekin shembullin e rikonsolidimit të relacioneve.

Një hap është hedhur mbrëmë në Prishtinë.

Në një prej klubeve të kryeqytetit ku kanë performuar ‘specat’, Mc Kresha & Lyrical Son i pranishëm ka qenë edhe reperi nga Shqipëria, Stresi.

Burime për Prive.al kanë rrëfyer se atmosfera ka qenë tejet e relaksuar mes artistëve të gjendur paqësisht në një vend si një indikacion për armiqësinë e përmbyllur.

Kujtojmë se skandali mes dy artistëve, nga diss-at në këngë deri tek gatitshmëria për tu përleshur fizikisht kishte ndodhur në vitin 2014. Prive atëbotë kishtë realizuar një kronikë me detaje dhe rrëfime nga protagonistët të cilën mund ta ndiqni më poshtë. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm