Në 24 orë, dy ngjarje të hidhura i kanë ndodhur këngëtares Dhurata Dora.
E ftuar për të performuar në Algjeri me Soolking me të cilin solli hitin ‘Zemër’, koncerti u shndërrua në tragjedi me pesë të vdekur nga shtypja në turmë.
‘Faleminderit Algjeri për pritjen aq të ngrohtë. Ju dua. Megjithatë lajmi i pikëllueshëm më shkatërroi. U prefshin në paqe.
Por, një tjetër lajm i hidhur ka mbërritur për këngëtaren.
Në orët e mbrëmjes është ndarë nga jeta gjyshja e Dhuratës.
Vetë Dora e ka bërë të ditur lajmin përmes një foto të vjetër me mbishkrimin: “U prefsh në paqe nana”.
Ngushëllimet më të sinqerta familjes! /Prive.al