Dy incidente të frikshme shtynë Kendall Jenner të largohet nga shtëpia

By

Kendall Jenner është larguar nga shtëpia e saj dhe është zhvendosur në një vend të ri së bashku me forcat e sigurisë të armatosura, pas disa ngjarjeve vërtet të frikshme që përjetoi së fundmi.

TMZ bëri me dije se një person i fiksuar pas saj u shfaq në shtëpinë e saj në orën 2 të mëngjesit dhe u përpoq të notonte lakuriq në pishinën e saj. Për fat të mirë, ekipi i saj i sigurisë arriti ta ndalonte të panjohurin derisa arriti policia dhe ai u vendos nën arrest.

Kendall gjithashtu mori një urdhër ndalimi të përkohshëm kundër një djali tjetër, i cili i tha policisë se kishte në plan ta gjuante dhe ta vriste atë dhe më pas edhe veten e tij.

Modelja u zhvendos nga shtëpia e saj, sepse rreziku i qëndrimit atje është shumë i lartë. Gjithashtu TMZ bën me dije se kërcënimet e vazhdueshme po i shkaktojnë asaj shqetësim të madh emocional dhe ankth. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm