Dy ikonat e muzikës për herë të parë së bashku në skenë

By

Duket se Jennifer Lopez nuk do të ketë të ndalur,

Me 2 shkurt 2020, Jennifer Lopez dhe Shakira do të performojnë së bashku gjatë pushimit të ngjarjes më të ndjekur sportive në Amerikë- Super Bowl-in e 54 i cili do të mbahet në Miami.

Njoftimi u bë në Twitter të enjten me një seri postimesh nga Lopez, Shakira, dhe sponsori i pjesës së parë, Pepsi.

Image result for pepsi jennifer lopez super bowl

Në një deklaratë, Lopez si performuesja e pare Latine tha se: “Do të jetë një ngjarje e veçantë, jo vetëm sepse është 100 vjetori i NFL-së, por edhe sepse unë po performoj me një tjetër Latina.”

Shakira tha se kjo shfaqje

“është një ëndërr e vërtetë amerikane”

dhe se ato planifikojnë të “sjellin një shfaqje që do të mbahet mend gjatë”.

Ndërkohë, Jennifer Lopez ka qenë në fokusin e mediave ndërkombëtare ketë muaj për shkak të filmit hit Hustlers, i cili tashmë ka fituar 67.7 milion dollarë.

Image result for jennifer hustlers movie

Paraqitja e këtyre dy ikonave të muzikës në shfaqjen Super Bowl Pepsi Halftime shënon herën e parë që dy artistet Latina do të shfaqen në këtë skenë së bashku.

Artikuj të ngjashëm