‘Duro’: Historia prekëse e bullizmit që mori vëmendjen e Dafinës

By

Prive në kuadër të rubrikës “MyStory” solli sonte rrëfimin e Labinot Azemit.

Ai është përballur me bullizmin sistematik për shkak të pamjes së jashtme, detaj për të cilin ka folur haptazi në këtë intervistë.

Materiali ka marrë vëmendjen edhe të këngëtares Dafina Zeqiri.

Ndonëse në një ditë të shënuar në kalendar për të – atë të ditëlindjes, si një ambasadore e çështjeve të shëndetit mendor, Dafina ka ndarë një pjesë të rrëfimit në të cilin Labinoti shprehet se ka marrë vullnet nga kënga “Duro” e Dafinës.

Ky projekt i publikuar disa javë më parë, ka pasur një sukses të jashtëzakonshëm, mes tjerash edhe për t’i dhënë zë personave që janë ballafaquar me probleme shoqërore. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm