Dukagjin Lipa konfirmon destinacionin e ri të festivalit “Sunny Hill”

By

Festivali ndërkombëtar i muzikës “Sunny Hill”, për herë të parë u mbajt në Kosovë në gusht të vitit 2018, për të vazhduar më pas, me një  tjetër organizim në vitin 2019, në parkun e Gërmisë në kryeqytetin e Prishtinës.

Festivali organizohet nga këngëtarja me famë botërore Dua Lipa, dhe babai i saj Dukagjin Lipa.

Deri më tash ky festival është zhvilluar në parkun e Gërmisë në Prishtinë, me një kapacitet maksimal prej 20 mijë pjesëmarrësve.

Mirëpo nga tani e tutje, ky festival do të zhvillohet në një lokacion të ri në dalje të Prishtinës.

Festivali do të organizohet në zonën afër panaireve në Shkabaj, ku do të investohen gjysmë milioni euro, do mbillen drunj, do bëhet një liqe artificial, dhe do të ketë kapacitet për afro 100 mijë njerëz, teksa aktualisht mbi këtë pronë ka vetëm shkurre dhe asgjë tjetër.

Lajmin për këtë e ka bërë të ditur Dukagjin Lipa në llogarinë e tij në Instagram, në të cilën njoftoi se pro këtij vendimi, ka votuar Kuvendi Komunal i Prishtinës, i cili menjëherë e ka aprovuar kërkesen e nga ana e tij.

“Ky ishte fillimi i udhëtimit tonë në vitin 2016. Pas një pritje të gjatë “Sunny Hill Festival”, merr adresën e tij të përhershme. Faleminderit Komuna e Prishtinës, Shpend Ahmeti, Xil Ismaili për mbështetjen tuaj të palodhur, dhe gjithë Kuvendin e Prishtinës që votuan unanimisht në favor të festivalit tonë. Udhëtimi ynë fillon përsëri”, shkroi Dukagjin Lipa në Instagram.

Artikuj të ngjashëm