Numërimi prapa ka filluar për eventin më të madh muzikor në Europë.
Në Eurovisionin e sivjetmë, Shqipëria përfaqësohet nga Albina dhe familja Kelmendi me projektin “Duje”.
View this post on Instagram
Kënga po merr vëmendje të madhe dhe kritika pozitive nga faqet që merren me festivalin dhe fansat e shumtë.
Së fundmi, pas provës së parë që u zhvillua të martën, “Duje” është votuar si paraqitja më e mirë.
“Kush e dha provën e parë më të mirë në Eurovision 2023 të martën e 2 majit?”, ishte pyetja në Wiwi Bloggs.
¼ e totalit të votave, mbi 1000 nga anketuesit online i ka marrë “Duje”.
Kujtojmë se Albina dhe familja Kelmendi performojnë në gjysmëfinalen e dytë teksa një intervistë ekskluzive mbi përgatitjet dhe prapaskenat vjen në Prive të dielën me fillim nga ora 21:40. /Prive.al