Nëse bjondja e klipit të Finëm iu duk e parë, ua themi ne se kush është ajo!

By

“Gasolina” është projekti i fundit që Finem e nxori pak ditë më parë.

Pa u mbushur një javë e plotë, kënga ka tejkaluar një milion shikime dhe është pritur shumë mirë nga ata që dëgjojnë muzikën e reperit.

Krahas këngës, jo pak vëmendje mori edhe klipi me doza eksplicite.

Një nga bjondet që përmendet në tekst e që ishte protagonsite në videoklip i rriti edhe më shumë temperaturat e videoprojektit me skenat e nxehta që ofroi.

Por a iu duk fytyrë e parë modelja?

Nëse po, se ku e keni parë, ua themi ne!

Modelja është e njëjta që e ka pasur në videoklip reperi i njohur amerikan 6ix9ine.

Nuk dihet si ka rastisur finem në bjonden bukuroshe por ajo që dihet sigurt është se për të mbërritur tek ajo dhe për ta pasur në videoklip njëjtë si 6ix9ine, s’ka qenë bash e lehtë! /Prive.al

Artikuj të ngjashëm