Revista prestigjioze amerikane, dedikuar filmit e muzikës, e ka shpallë këngëtaren e famshme shqiptare Dua Lipën, si artisten e vitit.
Ajo ka marrë këtë çmim gjatë një dreke ekskluzive të shtunën në West Hollywood, derisa në këtë drekë ku Dua Lipa u shpërblye e pranishme ishte edhe këngëtarja Bebe Rexha.
“Faleminderit Variety për çmimin e Artistes më me Bujë të Vitit dhe për përkrahjen tuaj të vazhdueshme. Jam shumë me fat që isha në një dhomë me artistë, këngëshkrues dhe producentë që i dua e admiroj”, ka shkruar Dua në profilin e saj në Instagram, duke u falënderuar për çmimin që e mori. /Prive.al