Filmi shqiptar “Ajo” nga More Raça, merr çmim në Festivalin e Cairos

By

Edhe një nga filmat kosovarë korri sukses në një festival ndërkombëtar.

Pas pjesëmarrjes në festivalin amerikan AFI që mbahet në Hollywood, filmi “Ajo” me skenar dhe regji nga More Raça dhe me producent Sunaj Raçën është shpërblyer me çmimin special të jurisë në festivalin e kategorisë A- Cairo International Film Festival.

Filmi “Ajo” flet për dhunën në familje, guximin e një vajze të vogël për të shpëtuar vetën dhe nënën e saj.

Në film luajnë aktorët Aurita Agushi, Sunaj Raça, Diella Valla, Florist Bajgora, Bekim Mulaj. Filmi është prodhim i shtëpisë filmike Arena i subvencionuar nga Qendra Kinematografike e Kosovës.”

Artikuj të ngjashëm