Në një intervistë për revistën e famshme Rolling Stones, Dua Lipa pas sukseseve të mëdha në Brit Awards, ka folur për jetën e saj dhe ish të dashurit, që e kanë inspiruar muzikën e këngëtares.
Këngëtarja ka folur edhe për adoleshencën e saj në Kosovë, të cilën e ka përshkruar si të vështirë.
“Mund të flisja shqip, por s’mund të shkruaja as të lexoja, kështu që ishte e frikshme – fëmijët e tjerë nuk bënin gabime në detyrat e shtëpisë. Dhe jo vetëm kjo, por vetëm të qenit vajza e re në shkollë kur të tjerët sapo i kishin formuar shoqëritë e tyre. Ishte shkatërruese”, ka deklaruar Dua, për Rolling Stone. /Prive.al