Me miliona njerëz në Britaninë e Madhe do të votojnë dhe ndër ta edhe këngëtarja me prejardhje shqiptare, Dua Lipa.
Ajo do të votojë edhe madje për politikanin Laburist Jeremy Corbyn, i cili në fund të viteve të 90-ta kishte kundërshtuar fuqishëm përfshirjen e NATO-s në luftën në Kosovë, duke iu bërë oponencë bombardimeve.
Dua ka pasur një lutje për bashkë-shtetasit e saj britanikë, duke i ftuar të votojnë dhe duke ua kujtuar se sa e rëndësishme është e ardhmja e tyre.
“Ju lutem zgjohuni dhe votoni sot. Votoni për kë të doni, vetëm votoni. Vota juaj numërohet. Është e rëndësishme ta keni fjalën në të ardhmen tuaj. Vota ime shkon për laburistët”, ka shkruar Dua në profilin e saj në Instagram, duke publikuar edhe një fotografi të politikanit. /Prive.al