Shpërthen sërish: Fifi i kundërpërgjigjet ashpër Taynas!

By

U nis si përballje me diss-a mes Rinës dhe Taynas por gjatë rrugës u përfshinë edhe shumë artiste tjera.

Një ndër to ishte këngëtarja Fifi, e cila në këngën e publikuar përgjatë Gushtit thumboi Taynën që tek ‘Columbiana’ përmendte belin e saj ‘për dy kollona’

“S’më bon përshtypje nëse e ki belin e hollë/ mos i jep vetes rëndësi se je t’u u kalb n’silikon.” shprehet Fifi tek ‘Habibi’.

E për t’i ndalur këto tendenca, vetë Tayna zbuti gjuhën përmes rrjeteve sociale duke deklaruar që nuk ka problem me askë duke u shprehur: ‘’Nuk kom asni problem me asnjonën edhe kom qef femnat sa ma nalt me mbrri po tu mos e rrejt veten. Ama kur t’m’kapesh mu, duhesh mu nal me mendu dy here’

Kjo si ka pëlqyer Fifit, e cila ka thënë fjalën e saj përmes InstaStory. Ndiqeni reagimin e plotë të saj më poshtë. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm