Dua Lipa festoi mbylljen e Glastonbury në gay club që përmban një “dhomë seksi”

By

Këngëtarja e hitit “The new rules” kaloi natën e mbylljes së festivalit Glastonbury në një gay klub në New York Downlow, ku aty festoi deri në orët e vona.

Përderisa festivali qëlloi të jetë në kohën kur po mbahej Parada e Krenarisë, ky klub ishte vendi ku po bëhej festa më e mirë, e njerëzit pritën jashtë më shumë se tre orë për tu futur brenda ( e disa prej tyre edhe kanë pritur kot!)

Po për ata që u futën brenda ata u pritën nga shërbyes që kishin veshur vetëm brekë. Aty poashtu ishte një “dhomë e errët”, për klubistët që të bënin seks.

Kërkesa për të hyrë në këtë klub ishte shumë e madhe, meqenëse po organizonte një ngjarje për të shënuar 50 vjetorin e trazirave të Stonewall, ku homologët homoseksualë organizuan demonstrata kundër bastisjeve të policisë në Manhatan të Nju Jorkut.

Dua, 23 vjeçe, është larguar nga klubi në orët e hershme para se të shkonte në Rrethin e Gurit të Glastos deri në orën 5 të mëngjesit dhe më pas të kthehej në Londër. Këngëtarja pastaj u bashkua me familjen dhe miqtë, duke përfshirë këngëtaren Tove Lo.

Dua Lipa at Glastonbury 2019

 

 

Artikuj të ngjashëm