Dua Lipa e përmalluar për atdhe, numëron ditët deri sa të vijë në Kosovë

By

Festivali, tashmë i përvitshëm “Sunny Hill 2019”, pritet të mbahet më 2, 3 dhe 4 gusht në Prishtinë.

Ylli botëror Miley Cyrus do jetë e pranishme në festival, së bashku me Dj Calvin Harris dhe reperin me famë botërore Gashi.

Këngëtarja me origjinë shqiptare Dua Lipa do rikthehet në Kosovë për festivalin Sunny Hill.

Dhe ylli i muzikës pop me anë të postimeve në rrjetet sociale nuk ngurron të tregojë se mezi po pret të kthehet në atdhe.

“Edhe një javë ka mbetur deri sa të kthehëm në tokën e nënës.”-shkroi ajo.

Dua do jetë e pranishme në Sunny Hill por vetëm për të mbështetur babain e saj, Dukagjin Lipa që është organizator i festivalit. /Prive.al

 

Artikuj të ngjashëm