Shfaqë për herë të parë fytyrën e vajzës: Zaimina gjen mënyrën më të veçantë për të uruar ditën e Gruas

By

Ekzaltimin e lumturinë e faktit që po bëhej nënë ajo po e shfaqte gjithandej edhe në rrjete sociale.

Kur ishte në muajin e gjashtë të shtatzënisë, ajo e bëri publik lajmin se po bëhej nënë dhe ishte gruaja më e lumtur në botë kur vajza Khloe i erdhi në jetë.

Megjithatë, ajo u bë diskrete duke mos publikuar beben e saj në rrjete sociale, përpos ndonjë imazh sporadik aty këtu, që linte pak të shihej vogëlushja.

Por me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas, Këngëtarja ka ndarë me ndjekësit e parë në Instagram, edhe imazhin e parë të fytyrës së të bijës, e madje e thekson se fotografia është bërë në ditën e parë që ajo erdhi në jetë.

“Urime dita e gruas. Po e ndaj me ju fotografinë e ditës së parë të Khloe në jetë”, ka shkruar Zaimina.

Artikuj të ngjashëm