Opinioni shqiptar mendonte se Bebe Rexha ishte mike shumë më e mirë me Rita Orën sesa me Dua Lipën dhe se e përkrahte më shumë Orën se sa Lipën.
Por kjo s’qëndron aspak dhe këtë e dëshmon fakti që Bebe Rexha dhe Dua Lipa, së fundmi janë takuar shumë shpesh.
Këngëtaret madje kanë ndenjur bashkë edhe dje, në një drekë në Hollywood të organizuar nga revista Variety, ku Dua Lipa u shpërblye me çmimin “Artistja më me Bujë e Vitit”.
Më pas, në mesin e fotografive që Lipa ka publikuar në Instagram, është edhe ajo me Bebe Rexhën me të cilën shfaqet duke u përqafuar!