Industria e muzikës humbi një nga artistët më të mëdhenj

By

Këngëtari amerikan i R&B, Keith Martin u gjet i vdekur në Filipine në moshën 55-vjeçare.

Martin, një artist amerikan më i njohur për baladën e tij “Because of You”, u gjend i pajetë në godinën e tij në Quezon City të premten, sipas The Philippine Star.

Punëtorët e ndërtimit gjetën trupin e Martinit pasi u njoftuan nga fqinjët e tij për një erë të keqe që dilte nga shtëpia, thuhet në raport. Zyrtarët vlerësuan se ai mund të kishte vdekur për një javë, sipas Star.

Martin, i njohur për këngët e tij romantike të dashurisë, së pari arriti sukses të madh me këngën e tij të vitit 1995 “Never Find Someone Like You”, e cila u rendit në Billboard dhe u shfaq në filmin hit “Bad Boys”.

Martin ishte transferuar në Manila në 2004 për të qenë një producent i brendshëm për EMI Filipine, duke punuar për të zhvilluar artistë aziatikë.

Një hetim për vdekjen e tij është duke u zhvilluar

Artikuj të ngjashëm