Dua Lipa dhe Pual Klein të ndarë për Shën Valentin, ajo merr lule nga dikush tjetër

By

Javë më parë u raportua se Dua Lipa dhe i dashuri i saj Paul Klein, i kanë dhënë fund lidhjes së tyre që nisi në verën e viti 2017-të.

Madje u tha në revistën britanike The Sun, se këngëtarja ka nisur të shkëmbejë mesazhe me ish të dashurin e saj Isaac Carew.

Thashethemet për një ndarje sa shkojnë e thellohen për faktin se dyshja nuk u panë bashkë për Shën Valentin. Ata as nuk e uruan njëri tjetrin në rrjete sociale, pasi dashurinë e shprehnin edhe publikisht në internet.

Por një gjë e tillë nuk ndodhi!

Paul Klein ka publikuar një fotografi në profilin e tij në Instagram, ku shkruan për ndjekësit e tij që të mos thonë se s’i do askush, ngase ai është aty për ta.

happy v day from the studio bathroom don’t say nobody loves you because i do x

A post shared by paul klein (@pauljasonklein) on


Ndërsa Dua, dje ka pasur një ditë plot susekse duke hyrë në histori si artistja e re e parë vajzë që merr 1 miliard klikime në Youtube dhe ajo ka marrë një tufë trëndafilash rozë nga miqtë e saj.

Shën Valentinin s’e ka përmendur Dua fare, duke lënë të nënkuptohet se me të vërtetë lidhja e saj ka marrë fund. /Prive.al

 

Artikuj të ngjashëm