Vdes aktori i njohur amerikan

By

Aktori amerikan Ron Cephas Jones, ka vdekur në moshën 66-vjeçare

Aktori veteran i skenës, ishte më i njohur për serialin “This Is Us” – në rolin i tij si një baba i humbur prej kohësh që gjen shpengimin – qw  i kishte dhwnw atij dy çmime tw Emmy.

Jones kishte një “çështje të gjatë pulmonare”, tha menaxheri i tij për mediat amerikane. Ai kishte një transplant të dyfishtë të mushkërive në vitin 2020, sipas raporteve të mediave.

“Mirësjellja dhe zemra e tij u ndjenë nga kushdo që kishte fatin ta njihte”, tha menaxheri i tij.

Dashuria e Jones për skenën “ishte e pranishme gjatë gjithë karrierës së tij, duke përfshirë performancën e tij të fundit të nominuar nga Tony dhe çmimin Drama Desk për rolin e tij në Clyde’s on Broadway”, shtoi deklarata.

Aktorja fituese e çmimit Oscar, Octavia Spencer, e cila luajti së bashku me Jones në serialin “Truth Be Told”, ishte ndër yjet që kujtuan aktorin e ndjerë.

Artikuj të ngjashëm