Dua Lipa bën ëndrrën realitet: Ftohet në një emision të famshëm, krah një ylli botëror të filmit

By

Njëra do të jetë nikoqire e tjetra do të performojë.

Këngëtarja me prejardhje shqiptare Dua Lipa, ka njoftuar se do të jetë e ftuara e radhës në emisionin e famshëm amerikan “Saturday Night Live”, që për nikoqire do të ketë aktoren me famë botërore Natalie Portman.

Emisioni i parë i muajit Shkurt, që i bie të jetë data tre e muajit të dytë të vitit, do të transmetohet live nga New York City në programin NBC të shtunën në ora 11:30-të të natës.

Këngëtarja ka publikuar një tweet për performancën e saj, duke deklaruar se kjo është një ëndërr e bërë realitet.

“Jam e ftuara e muzikës në NBC SNL me 2 Shkurt”, ka shkruar këngëtarja.

“Kam flutura në bark dhe jam nervoze edhe tani teksa po e shkruaj këtë njoftim. Një ëndërr mu bë realitet. Dikush më zgjoni nga gjumi aman”, vazhdon postimi i Duas.

Në tërë këtë entuziazëm, ajo e ka shkruar datën gabimisht, pasi që në emision do të shfaqet me 3 Shkurt dhe jo me 2 sic ka thënë ajo. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm