Dua dhe Isaac: Vuloset gjithçka mbi relacionin e tyre

By

Në fillim të muajit Mars, Prive.al zbuloi ekskluzivisht se Dua Lipa dhe Isaac Careë po përjetonin krizë të thellë.

Pas gati dy vitesh lidhje, këngëtarja me origjinë nga Kosova dhe modeli britanik po shfaqnin shenjat e para të një marrëdhënie që po merrte fund.

Për muaj të tërë, krizën dyshja nuk e reflektuan në rrjete sociale madje pati edhe një shkëndijë të ribashkimit.

Por, tashmë nuk ka dilema!

Lidhja mes Duas dhe Isaac ka marrë fund përfundimisht së fundmi kur këngëtarja vetëm po shkon duke kapur majat në karrierë.

Dyshja kanë eliminuar njëri-tjetrin nga rrjetet sociale duke mos i lënë hapësirë njëri-tjetrit as në Instagram e Facebook. Bukur për aq sa zgjati. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm