Për Drenusha Latifin, data 30 korrik 2015 do të lë gjurmë për tërë jetën. Sot ajo ka lindur fëmijën e saj të parë.
Latifi është bërë nënë e një vajze të cilën e ka quajtur Ynva.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Drenusha përmes llogarisë së saj në instagram, ku ka shkruar: “Disa njerëz ëndërrojnë për engjëjt. Unë ëndërrova për një dhe e mbaj në krah. Një mrekulli brenda një vajze të vogël. Mirëserdhe në këtë botë e vogëla Ynva”.
Ynva është fëmija i parë në çiftin Drenusha dhe Atilla./Prive.al