Capital T koncert madhështor, zbulon pak se si do duket skena!

By

Reperi i famshëm kosovar Capital T, do të mbajë koncertin e karrierës së tij dhe ka paralajmëruar se do të jetë gjigant.

Ka ditë që ai lajmin e ka dhënë për këtë koncert ku do mbledhë edhe artistë të tjerë, ndërsa tani është zotuar që do ky koncert do të mbahet në mend.

Capital ka publikuar një video në profilin e tij në Instagram ku shfaqë pak se si do të duket skena ku ai pritet të performojë gjatë muajit shtator.

Ai ka vendosur që këtë koncert që e ka ëndërruar qysh kur nisi rrugëtimin në muzikë, do ta mbajë në Sheshin Nënë Tereza në Prishtinë.

“Mbajeni mend këtë datë 19.09.19. Koncerti i parë i karrierës time, i ëndërruar nga unë që në fillimet e mija po bëhet realitet. Dëshira, vullneti, puna e pa lodhur e një prej skuadrave më të mira po bëjnë të mundur që 19.09.19 të mbetet gjatë në kujtesën e secilit prej nesh. Sheshi Nënë Tereza”, ka shkruar Reperi në Instagramin e tij. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm