Drake mori mbrëmë vlerësimin më të lartë por vëmendjen e pati dikush tjetër!

By

Drake ka triumfuar në “Billboard Music Awards’ pasi arriti të rrëmbejë çmimin si”Artisti i dekadës”.

Por kur reperi 34 vjeçar u ngjit në skenë për të pranuar çmimin, vëmendjen e mori i biri i tij tre vjecar, Adonis.

Nga skena, reperi falenderoi familjen e tij dhe përfundoi fjalimin duke ngritur në krahë Adonisin, të cilit i dedikoi dhe çmimin.

“Dua t’ia kushtoj këtë çmim miqve të mi, dua t’ia kushtoj këtë çmim bashkëpunëtorëve prej një kohe të gjatë. Dua t’ia kushtoj këtë çmim të gjithë bashkëmoshatarëve të mi, të gjitha vendimet tuaja dhe muzika që bëni me të vërtetë më bën që të kuptoj se çfarë duhet të bëj më tej. Faleminderit familjes time të bukur“, tha Drake. /prive.al

Artikuj të ngjashëm