Verës po i vjen fundi, dhe shumë nga në po nxitojnë të shijojnë edhe këto ditë në plazh.
Shumë nga ju preferoni që kohën e relaksimit ta kaloni duke lexuar edhe libra interesantë.
Por nëse keni mbetur pa tituj të ri për të lexuar, Rina Balaj mund t’iu vijë ndihmë me disa propozime.
Në llogarinë e saj në Instagram ajo publikoi disa libra që do ju shoqërojnë në orët relaksuese në karrigen e plazhit.
I pari është, “What stars are made of” nga Sarah Allen. Ky është roman i ngrohtë i klasës së mesme për rritjen, gjetjen e vetes dhe dashurinë e njerëzve me gjithçka nga e cila jeni bërë.
Një tjetër propozim është libri “Zen: Arti i të jetuarit në thjeshtësi” nga autori japonez, Shunmyō Masuno. /Prive.al