Sonte po mbahet festa e “Big Brother VIP” në një prej hoteleve të Tiranës.
Për habinë e shumëkujt, në vlugun e dyshimeve për hatërmbetje nga ana e Donaldit, ai u shfaq në festë i veshur me një kostum të personazhit të tij të preferuar – SpiderMan.
Në event janë edhe një numër shumë i madh i personave që nuk janë angazhuar direkt në “Big Brother VIP” por janë pjesë e familjes së madhe të Top Media.
Në event nuk po mungon as autorja e reality “Përputhen”, Olsa Muhameti, megjithatë me Borën, siç jemi mësuar ta shohim.
Prezantuesja e njohur po mungon në festë, mbase qëllimisht dhe Olsa shoqërohet nga gazetarja e programit të saj.
Bora ka postuar video me djalin e saj Arborin në një mbrëmje të qetë që duket se do të kalohet në shtëpi.
Ndryshe, në event janë të pranishëm përpos ish-banorëve dhe stafit edhe emra si Xhemi Shehu, Armina Mevlani e Flori Gjini. /Prive.al