Çka (nuk) ndodhi mbrëmë mes Trixës dhe Donaldit?

By

Mbrëmë u zhvillua ahengu i “Big Brother VIP” me shumë të ftuar nga spektakli dhe familja e madhe e Top Medias.

Për habinë e shumëkujt, teksa vlonin thashethemet për hatërmbetje nga ana e Donaldit që doli i dyti, ky i fundit u shfaq në event.

Fillimisht, për një pjesë të konsiderueshme të kohës, ai ishte me kostumin e “SpiderMan” teksa pasi e hoqi, vazhdoi atmosferën mes tjerash edhe duke performuar krah vëllait binjak, Romeos dhe këngëtarit Elgit Doda.

Një pjesë që u përcoll shumë me vëmendje ishte (mungesa e) raportit mes tij dhe Trixës.

Kjo e fundit mësohet se ka shkuar në festë shumë vonë, rreth orës 22:00, bashkë me vëllain e saj, Albanin.

Vonesa mund të arsyetohet me kohën për t’u bërë gati sepse Trixa ngjante yll fare e kuruar nga Arbër Bytyqi, por të njëjtën s’mund ta themi për qëndrimin e shkurtër.

Ajo ka qëndruar krejt pak dhe është larguar nga festa menjëherë.

Dëshmitarët okularë kanë zbuluar për Prive.al se për asnjë çast, ajo dhe Donaldi nuk janë parë bashkë.

Ata nuk figurojnë as në qindra, për të mos thënë mijëra story-t e hedhura nga të pranishmit, duke krijuar kështu shqetësim mes fansave që duan t’i shohin bashkë.

Një tjetër detaj interesant është postimi i Albanit sot herët, i cili e ka nisur ditën duke i uruar mirëmëngjes vetëm Trixës së tij.

Mbetet të shihet në vijim se çfarë realisht po ndodh. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm