Don Xhoni po punon për këngë të reja, dhe me anë të një postimi në llogarinë e tij në Instagram, ai paralajmëroi një surprizë.
Vetëm se kësaj here ai nuk do të jetë i vetëm sepse ai është bërë bashkë me Ramiz Lladrovcin për një projekt të ri.
Ai publikoi një fotografi në të cilën ishte bashkë me kryetarin e Drenasit, Ramiz Lladrovcin derisa shkroi se ka një super surprizë për fansat dhe “N’Drenicë” ka titullin projekti që ai do e publikojë.
“1 super surprizë, n’Drenicë, cooming soon me kryetarin dhe mikun tim Ramiz Lladrovci”, shkroi Don Xhon në imazhin e publikuar duke mos zbuluar detaje tjera. /Prive.al