Pas një lidhjeje publike dhe një ndarjeje të bujshme nga këngëtarja Afërdita Dreshaj, ai e ka gjetur sërish dashurinë.
Madje, aq të madhe e ka dashurinë për të, sa i paska kushtuar edhe një këngë.
Shpat Kasapi, ka befasuar me deklaratën e tij në emisionin “Top Magazine” në Top Channel, ku u rrëfye tërësisht për jetën e tij private.
Teksa fliste për këngën e tij të re me titull ‘Aroma e saj’, Kasapi u shpreh se kënga në fakt ishte një dedikim për një vajzë. “Është shumë e mirë, shumë e sinqertë, respekton mamanë time!”-rrëfeu këngëtari në studion e emisionit ku u pyet për vajzën misterioze që i ka vjedhur zemrën.
Megjithatë, ai nuk pranoi ta bënte publik identitetin e saj, duke folur vetëm për cilësitë që ajo ka. /Prive.al