Një bashkëpunim rrugës? Shkurta e Bruno po kurdisin diçka!

By

Nga studio e Flori Mumajesit ata kanë publikuar një seri fotografish. Sikur të donin të na e bënin me dije se ata po kurdisin diçka bashkë.

Këngëtarja Shkurte Gashi dhe Bruno i  “Three Dots Production”, janë takuar në studion e Florit, dhe kanë treguar se aty po punohet.

Mendje menjëherë të shkon se në mes grupit të djelmoshave dhe Shkurtës, po bëhet një bashkëpunim.

Dhe meqë fotografitë nga Shkurta janë publikuar me Burnon, kjo lë të nënkuptohet se ai është i zgjedhuri i saj për këngën e radhës.

Duhet kujtuar se vitin e kaluar, Shkurta e Flori kishin publikuar një super hit, që u quajt “Tu luta”. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm