Kryeministri Haradinaj: Arzana Kraja me artin e saj i dha shumë Kosovës

By

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka thënë se është prekur thellë nga ndarja e parakohshme nga jeta e regjisores, Arzana Kraja.

“Pata nderin ta njihja personalisht. Arzana, me artin e saj i dha shumë Kosovës”, ka thënë Haradinaj.

“Ngushëllime të sinqerta familjes, miqve dhe komunitetit të artit”.

“Prehu e qetë Arzana!”.

Regjisorja nga Prishtina, Arzana Kraja, është gjetur e vdekur sot në orët e paradites në Prishtinë.

Lajmin e ka konfirmuar Qendra Kinematografike e Kosovës përmes një reagimi publik.

“Jemi të shokuar nga lajmi për vdekjen e regjisores Arzana Kraja! Angazhimi i saj në fushën e kinematografisë ishte i jashtëzakonshëm! Ngushëllime familjes, miqëve dhe gjith bashkëpunëtorëve!”, thuhet në reagimin e QKK.

Kush ishte Arzana Kraja, regjisorja që u gjet e vdekur?

Artikuj të ngjashëm