Euforia e dasmës ende nuk është shuar, të paktën për Afronën dhe Bleron të cilët ende kujtojnë dasmën në postimet e tyre.
Padyshim që ishte një dasmë e mrekullueshme, dhe në rast se ju humbi, klikoni më poshtë.
Afrona Dika u bë e njohur për publikun pas lidhjes që nisi dikur me këngëtarin Blerim Muharremi i cili për publikun njihet si Blero.
Mirëpo çka Afrona e punon në përditshmërinë e saj, nuk ka të bëjë fare me jetën publike. Ajo punon në një administratë publikë në një shkollë ndërkombëtare punë për të cilën ishte shprehur shumë krenare që e ka, sepse ndihmon studentë nga e gjithë bota.
Mirëpo më postimin e saj të fundit në llogarinë në Instagram, Afrona siç duket ka filluar të mendojë një profesion të ri. Ajo pyeti ndjekësit e saj nëse ata mendonin se ajo duhej të kishtë shfaqjen e saj televizive.
Si mendoni ju , do ju pëlqente Afrona Dika të udhëhiqte shfaqjen e saj televizive? /Prive.al