Çka ka për të thënë Capital T për lidhjen e përfolur me Dhurata Dorën?

By

Njëri prej reperëve më të pëlqyer shqiptar, tha shumë gjëra në një intervistë ekskluzive në emisionin Nd’rrimi i Natës me Alaudin Hamitin.

Gjatë këtij viti, ai numëron shumë suksese por më i madhi padyshim ishte koncerti i tij Time Capsule të realizuar në Tiranë me një publik gjigant.

Por edhe një personalitet si Capital T nuk mund të ketë imunitet ndaj thashethemeve. Ishte përfolur një kohë për lidhje me Dhurata Dorën mirëpo reperi me transparencë të plotë hodhi poshtë këto fjalë.

Në fakt, ishte një pyetje e fansave që vuri përsëri në pah këtë, duke pyetur , “Flitej për një lidhje me Dhurata Dorën. Cila është e vërteta?”

Reperi tregon hapur se nuk ka pasur asnjëherë një lidhje përveç se një raporti të mirë – ai thotë se diçka e tillë ndodh sa herë kam bashkëpunime me një femër.

“Realisht janë të zakonshme këto kur bashkëpunon me një artiste femër. Ka ndodh edhe më shumë e shumë bashkëpunime tjera në tregun tonë. Kjo [me Dhuratën] ka ndodhur ndoshta për shkak se jemi dy artistë moshatar dhe kemi raport shumë të afërt dhe njerëzit kanë aluduar në këto baza. Por kjo nuk ka qenë e vërtetë asnjëherë, Dhuratën e kam shoqe shumë të mirë dhe kemi raport shumë të afërt, mirëpo lidhja nuk ka qenë asnjëherë një çështje.” – sqaron Capital T.

Se si i përgjigjet pyetjeve tjera që vijnë nga fansat, ndiqni të plotë në videon e mëposhtme. /Prive.al

 

 

Artikuj të ngjashëm