Me kë po vjen në bashkëpunim Gold AG ?! (FOTO)

By

Jemi mësuar shpesh që reperin ta shohim në bashkëpunime me artistë të ndryshëm e shumë të dashur për publikun duke krijuar këngë të cilat u pëlqyen e u dëgjuan me të madhe.

Gold AG mbrëmë përmes një postimi në Instagram e konfirmoi edhe projektin më të ri pasi që më parë Prive pati raportuar mbi duetin mes tij e këngëtares shumë të dashur Kaltrina Selimi e që duket se tashmë është gjithçka gati.

Artistja që pas martesës dhe shpërnguljes për të jetuar në Londër e më vonë edhe lindjes së djalit Tristanit, ka qenë më pak aktive në skenë duke u përkushtuar më tepër për familjen por kënga “Po du” që ajo solli gjatë kësaj vere e riktheu atë fuqishëm në vëmendjen e publikut e mediave.

Projekti me reperin pritet të publikohet shumë shpejt e besojmë që do të jetë mjaft i suksesshëm pasi që dimë dashurinë që kanë fansat për artistët në fjalë. /Prive.al/

 

Artikuj të ngjashëm