“Do doja të festonim bashkë”, Zanfina Ismaili mallëngjehet për nënën e cila sot do kishte ditëlindjen

By

Po të ishte ende gjallë, me siguri kjo do ishte një arsye e madhe për festë në familjen Ismaili. Por nëna e famshme e motrave Ismaili, Adelinës, Zanfinës dhe Emës, ndërroi jetë 2 vjet më parë dhe gjërat më s’ishin të njëjta në familjen e tyre.

Kjo për shkak se vajzat ishin tejet të lidhura me të ëmën, që ishte e divorcuar nga bashkëshorti dhe i rriti e vetme vajzat e saj.

Dhe në një ditë si kjo, kur Mona do festonte ditëlindjen e saj, Zanfina si më e vogla dhe vajza që kishte jetuar me të deri në ditët e saj të fundit, ka shkruar e mallëngjyer në profilin e saj në Instagrma.

“Urime ditëlindjen mami! Kisha dasht t’ishin kon bashkë me festu sot. Gjithmonë ki me kon mungesa jeme ma e madhe në jetë”, ka shkruar Zanfina.

Më pas ajo ka marrë dhuratë edhe një qafore prej argjendi, me emrin e nënës së saj të gdhendur në të dhe dhuratën e ka prezantuar në Instagram, duke iu falënderuar miqve të saj.

Nëna e motrave Ismaili, gruaja që i kishte ndihmuar vajzat e saj të ngriteshin në karrierë, ndërroi jetë pas një sëmundjeje të rëndë e cila e mori nga kjo botë. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm