Momentalisht, ajo është deklaruar të jetë single!
Por nuk do të thotë që reperja e famshme Tayna, nuk po e kërkon dashurinë. Madje ka një kriter shumë të thjeshtë se si duhet të jetë lidhja e saj…
Reperja ka publikuar në Instagramin e saj një thënie të këngëtarit e aktori të famshëm Will Smith, në lidhje me gruan e tij.
“Lumturia e saj nuk është përgjegjësia ime. Ajo duhet të jetë e lumtur dhe unë duhet të jem i lumtur si individ. The më pas bashkë duhet ta ndajmë lumturinë tonë. T’ia kalosh dikujt përgjegjësinë që të të bëjë të lumtur, është egoiste”, kishte thënë Smith.
“Këto janë qëllimet e mia në një lidhje”, shkruante më pas Tayna në Instagramin e saj. /Prive.al