DJ shqiptar e humb mundësinë për të performuar krah Gashit

By

Gashi është duke përjetuar vetëm sukses dhe këngët e tij po pëlqehen shumë në gjithë botën. Pas
pjesëmarrjes së tij në “Sunny Hill Festival”, Gashi do të fillojë turneun në Europë.

Për këtë turne, ai kishte ftuar një DJ shqiptar, emrin e të cilit nuk e ka bërë me dije.

Por si duket gjërat nuk kanë ecur siç duhet, kjo pasi Gashi dhe Dj kanë pasur një keqkuptim të
vogël. Sipas tij, gjithçka kishte nisur me një shaka që ishte kthyer në diçka serioze nga Dj shqiptar
dhe kishte hequr dorë nga kontrata, duke humbur kështu një mundësi për të udhëtuar me emra të
njohur të muzikës.

Menjëherë pas këtij sqarimi, Gashi zbuloi se tashmë Dj që do qëndronte pranë tij në turneun në
Europë, ishte një djalosh me emrin Robbie Win

Artikuj të ngjashëm