DJ Dagz dhe DJ PM përbëjnë një dyshe goxha të suksesshme në fushën ku veprojnë tash e një kohë.
Krahas ndejave ku performojnë bashkë, dy djemtë numërojnë edhe një varg të projketeve me artistë të njohur.
E listës, shumë shpejt do i shtohet edhe një këngë tjetër.
‘Hallall e ke’ mban emrin projekti më i ri i cili do vijë në bashkëpunim me Lindon Berishën.
Ndonëse akoma nuk ka një datë zyrtare të publikimit, kjo këngë, e shoqëruar me klip, pritet të jetë gati për disa ditë. /Prive.al/