DJ Blunt, ‘shaolini i stërpikt’ duket se sot pasdite është ‘stërpikur’ me njolla gjaku.
Artisti i njohur u raportua se është sulmuar me thikë duke marë plagë të lehta.
Këtë zhvillim e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës e cila ka potencuar se rasti ka ndodhur rreth orës 19:30.
“Rreth orës 19:30, policia ka marrë informatën se një person i therur me thikë ka kërkuar ndihmë mjekësore në QKUK. Menjëherë pas kësaj, policia ka nisur ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme hetimore dhe operative. Ndërkohe që rasti ka ndodhur në rrugën”B”në Prishtinë”, thuhet në njoftimin e policisë.
Por, një gjë të tillë e ka mohuar vetë Blunt, i kontaktuar nga Blic. Më poshtë, deklarata e plotë e tij.
“Jo nuk është e vërtetë. Sot kemi publikuar klipin tonë “Dubai” dhe jemi duke u marrë me atë. Ka ndodh diçka tjetër me një shok timin, dhe e kam ndihmuar, nuk bëhet fjalë për therrje. Jam në shtëpi, madje isha duke bërë një video tani. Kam pasur një rast me një shok timin, dhe më është dashur ta ndihmoj” tha Dj Blunt.