Bebe Rexha ishte gati të ndjehej si princeshë në Grammy pasi që e pati sfidues gjetjen e një dizajneri i cili do kontraktohej për ta veshur atë në këtë mbrëmje tejet të rëndësishme.
Këngëtarja e cila e kishte rrëfyer vet këtë histori për revistën People, mbrëmë në tapetin e kuq në Grammy’s, thjesht shkëlqeu.
Bebe Rexha zgjodhi një fustan glamuroz të punuar nga Monsoori në këtë mbrëmje, derisa e mori tërë vëmendjen me ngjyrën e kuqe të ndezur dhe fustanin i cili ishte tejet masiv.
Ajo kishte thënë se dizajnerët kishin refuzuar ta vishnin për shkak të përmasave të saja, ndërsa ajo kishte reaguar duke thënë se nëse masa 6-të dhe 8-të është shumë e madhe, atëherë refuzon t’i vesh fustanet e tyre. /Prive.al