Divorci nga bashkëshortja po i kushton Dr. Dre qimet e kokës!

By

Dr Dre dhe ish-gruaja e tij Nicole Young i kanë dhënë fund zyrtarisht martesës së tyre, por kjo do t’i kushtojë atij nëntë shifra.

Sipas një raporti nga TMZ të martën (28 dhjetor), producenti legjendar dhe ish-bashkëshortja e tij prej mbi 24 vitesh kanë arritur një marrëveshje për ndarjen e tyre ligjore.

Nicole do të marrë 50 milionë dollarë tani dhe 50 milionë dollarë shtesë në një vit, që do të arrijë në një pagesë prej 100 milionë dollarësh.

Dre, i cili ka një vlerë neto prej 820 milionë dollarësh, nuk iu desh të shpërndante gjysmën e të ardhurave të tij për shkak të marrëveshjes së tyre paramartesore. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm