Ditëlindje si e Kylie Jenner – modelja ‘shokohet’ nga i dashuri në prag të 22 vjetorit (VIDEO)

By

Ditëlindja e 22-të e Kyie Jenner është ende pak ditë larg, por i dashuri i saj Travis Scott, tashmë ka nisur me surprizat.

Kylie u befasua nga qindra petale trëndafilash në shtëpinë e saj, të hënën në mëngjes.

“Shtëpia ime është e mbushur me trëndafila. @travisscott dhe nuk është as ditëlindja ime. O zot i madh”, ka shkruar ajo nën një video të cilën e ka postuar në Instagram.

Vajza e çiftit, Stormi shihet duke vrapuar nëpër trëndafila me kukullën e saj Barbie.

Travis i la një shënim të dashurës që thoshte: “Gëzuar ditëlindjen. Ne sapo kemi filluar. Të dua”.

Artikuj të ngjashëm