Reperja e famshme amerikane Cardi B, u sigurua që vajza e saj Kultur të jetë një foshnje me bizhuteri të shtrenjta.
Burimet tregojnë, Kulture po merr një bizhuteri ekstravagante, kur ajo të mbush një vit në korrik. Janë publikuar pamje të kësaj qaforeje në fjalë e cila është punuar enkas për këtë foshnje me fat.
Kur Kulture feston ditëlindjen e saj të parë më 10 korrik, ajo do të marrë dhuratë qaforen e cila përmban personazhet e saja të preferuara nga shfaqja televizive “Word Party”.
Cardi ka porositur argjendarin e famshëm Eliantte për projektin … dhe varësja me zinxhir janë punuar nga diamante, ari të bardhë dhe smalt me ngjyra të ndezura. Krejt kjo, do i kushtojë Cardi B rreth 100,000 dollarë.
E kjo nuk është e gjitha. Është zbuluar se Cardi B për festimin e ditëlindjes së parë së foshnjës së saj do të shpenzojë rreth 400.000 dollarë!
Burim: TMZ.com