Çka tash pas ‘Nëntori’ nga Arilena Ara?

By

‘Nëntori’ shkroi një etapë të re për këngëtaren Arilena Ara.

Kënga e punuar nga Darko Dimitrov u bë hit gjithandej duke i ofruar këngëtares edhe vëmendje ndërkombëtare me koncerte e paraqitje televizive gjithandej.

Ara publikoi këngën edhe në versionin anglisht por pyetja që shtrohet natyrshëm është çka tash pas këtij suksesi?

Prive.al ka arritur të mësoj se edhe kënga e rradhës nga Arilena do jetë në anglisht dhe poashtu e punuar nga Darko Dimitrov.

Ky projekt nuk ka ndonjë datë të publikimit akoma por gjithçka në aspektin e inçizimit është finalizuar dhe mbetet vetëm të caktohet moment i qëlluar. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm