Ditëlindja e parë e djalit, Agon Amiga emocionon me urimin

By

Sot feston ditëlindjen e parë, djali i reperit të njohur Agon Amiga.

Artisti hyri në Instagram për të postuar një fotografi të ëmbël të djalit me emrin Noel dhe për t’i shkruar vargjet më të mira për të.

“Bir është ditëlindja jote e 1-rë kur ti erdhe në këtë botë, dhe tokës ju shtua edhe një engjull. Derisa ti sot feston , ne falenderojmë Zotin për dhuratën më të çmuar që na ka dhuru. Urime ditëlindja djali ynë. Shëndeti, fati dhe lutmturia të përcjellshin gjatë tërë jetës së bashku me fëmijët tjerë të botës.
Të duam shumë Noel”, ka shkruar Agoni.

Reperi ka disa vjet që është i martuar dhe ky është fëmija i tij i parë me bashkëshorten Egzonën me të cilën u ribashkua pas ndarjes që shkaktoi shumë polemika.

Më poshtë mund ta dëgjoni deklaratën e reperit dhënë për emisionin Prive kohë më parë ku tha se Afërdita Dreshaj ia shkatërroi martesën./Prive.al

 

Artikuj të ngjashëm